Ibra dëshiron të përfundojë karrierën te Napoli

Ibra dëshiron të përfundojë karrierën te Napoli

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic dëshiron të mbyllë karrierën te skuadra nga Serie A, Napoli.

Këtë e ka konfirmuar agjenti i yllit suedez, Mino Raiola.

“Zlatan më ka thirrur dhe më ka thënë: Mino, unë dua të përfundoj karrierën në Napoli”, deklaroi Raiola.

Agjenti i tij beson se mentaliteti i skuadrës në fjalë është i ngjashëm me atë të 35-vjeçarit. /Periskopi.com

Shpërndaje në: