Xhensila publikon foto në shtrat me Besin (Foto)

Xhensila publikon foto në shtrat me Besin (Foto)

Është shkruar shumë për të, sidomos kohën e fundit.

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Xhensila Myrtezaj e cila pak kohë më parë i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me aktorin e njohur shqiptar, Bes Kallaku.

Që të dy këta kanë qenë një prej emrave më të përfolur në tri dasmat e ndodhura rresht, njëra pas tjetrës në estradën tonë.

Është vet Xhensila ajo e cila nuk harron t’i mbajë fansat të informuar për çdo hap që po bënë pas martesës së saj, shkruan Gazeta Blic.

Ajo në rrjetin social ‘Instagram’ disa orë më parë ka publikuar dy fotografi teksa shihet e lumtur në shtrat përkrah burrit të saj, Besit.

“Me sytë e tu shoh vetëm parajsën…” është përshkrimi që i ka dhënë Xhansila fotografisë së parë të publikuar ku ajo duket e mbështetur për gjoksin e burrit të saj teksa e shikon në sy.

Kujtojmë se çifti në fjalë kohët e fundit duket se nuk po mund t’i bëjnë ballë pa i dedikuar njëri-tjetrit fjalë të ëmbla, dhe që të dy në të gjitha postimet po shfaqen më të dashuruar se kurrë.

Projekti i fundit nga këngëtarja është kënga “Si të jem mirë” që është bashkëpunim i këngëtares me Irkenc Hykan.

“Ti e ke çelësin e zemrës” është kënga e cila është bërë publike në YouTube, mirëpo është fshirë nga kjo faqe për shkelje të të drejtave autoriale, pasi që thuhet se kënga është vjedhur nga studio ku Xhensila e ka incizuar këngën dhe është publikuar pa lejen e saj.

Shpërndaje në: