Ky person bën një veprim të ‘çmendur’ për ta surprizuar të dashurën (Video)
Ky është momenti kur një vajzë zgjohet nga gjumi, dhe jashtë dritares së dhomës së saj sheh një kamion i cili me ndihmën e një vinçi gjigant qëndron i varur në katin e pestë.
Elena nga Biisk i Rusisë, kurrë nuk kishte besuar se kur të zgjohet nga gjumi do ta presë një befasi e këndshme nga i dashur i saj Alexander.
Ai kishte kërkuar ndihmën e një grupi inxhinierësh të ndërtimtarisë, të cilët i propozuan ta ngrinte kamionin në katin e pestë me vinç i cili ishte dekoruar me tullumbace për hir të ditëlindjes së Elenës.
Ajo fillimisht dëgjoi një zhurmë që vinte jashtë dritares së dhomës, dhe kur u ngrit në këmbë mbeti e habitur kur pa një kamion të varur në dritare i cili ishte mbushur me tullumbace dhe shkruante “urime ditëlindja e dashur”.
http://www.dailymotion.com/video/x60xj2g



