Ish-futbollisti i Kroacisë dëshiron të bashkohet me Kosovën
Elvir Maloku mund të bëhet pjesë e Përfaqësueses së Kosovës pasi ka shprehur vetë dëshirë të bashkohet me grupin. Pas Shqipërisë, Austrisë, Suedisë dhe Norvegjisë, Kosova mund të marrë dhe një ish-lojtar të kombëtares së Kroacisë.
Elvir Maloku, mesfushori që ka luajtur me U-15, U-17 dhe U-19 të Kroacisë, dëshiron të vesh fanellën e vendlindjes së tij, edhe pse vitin e kaluar pranoi të luajë me U-21 të Shqipërisë, tek e cila u ftua në disa ndeshje.



