Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale në pranverën e ardhshme

Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale në pranverën e ardhshme

Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale pritet të dalin në pranverën e vitit të ardhshëm, kështu ka raportuar korrespodenti i Kohës Ditore, Agustin Palokaj.

Kryeprokurori i emëruar i Gjykata Speciale për Kosovën, David Schwendiman sot në Hagë ka mbajtur në konferencë shtypi, por ai nuk ka folur për ato që janë ndërlidhur me të kaluarën e kësaj gjykate dhe nuk ka dhënë asnjë informatë për të akuzuarit apo dëshmitarët potencialë.

Që aktakuzat e para do të vonohen deri në 2017, sipas Palokajt, kanë ndikuar shumë procedura që ende nuk kanë përfunduar, duke përmendur edhe atë rekrutimit të nëpunësve.

Shpërndaje në: