United befasohet nga Feyenoord, barazon Roma
Kanë përfunduar 12 nga 24 ndeshjet në Europa Ligë që janë paraparë të zhvillohen sonte.
Natyrisht se ndeshja kryesore ishte ajo ndërmjet Feyenoord dhe Manchester United, ku skuadra e trajnerit Jose Mourinho u mposht me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Tonny Wilhena.
Në anën tjetër, Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 përballë Victoria Plzen.
Të parët në epërsi kaluan romakët nëpërmjet Diego Perrotti në minutën e katërt, ndërsa goli i barazimit nga vendasit erdhi vetëm shtatë minuta më vonë nëpërmjet Marek Bakos.
Rezultatet tjera:
Zorya 1:0 Fenerbahce
Apoel Nicosia 2:1 Fc Astana
Young Boys 0:1 Olympiakos
Anderlecht 3:1 Qabala
Mainz 05 1:1 Saint-Etienne
Az Alkmaar 1:1 Dundalk
Maccabi Tel Aviv 3:4 Zenit St. Petersburg
Astra Giurgiu 2:3 Austria Wien
Rapid Wien 3:2 Genk
Sassuolo 3:0 Athletic Bilbao /Periskopi.com



