Blero…ky gazetar po vallëzon me Afronën (Foto)
Afrona Dika vajza që u bë pjesë e medies rozë qysh nga lidhja me këngëtarin Blero Muharremin, edhe pse lidhja e tyre kishte batica dhe zbatica ata tashmë si duket kanë marrë stabilitetin, shkruan Kosovarja.
Afrona një vajzë plot sharmë ajo vazhdon aktivitetin si modele në bashkëpunim më disa brende, sepse nëpër pista modesh jo që e kemi parë ndonjëherë.
Afrona tash e sa kohë e fejuara e Bleros është tejet aktive në Instagram, për çdo aktivitet ajo mban në kontakt ndjekësit e saj.
Afrona pothuajse çdo ditë është pjesë e rubrikave rozë kjo ndoshta e ka bërë që edhe të shoqërohet me njerëz të medies. Është Vlorian Halili i cili e shoqëron Afronën në këtë festë, po shtohet pyetja ku është Blero që nuk behët i gjallë. Sigurisht nuk ka si të jetë ndryshe Blero aty ndodhet por i dhënë pas telefonit dhe gjithë atmosferë si duket nuk e ndjen ashtu si e zjarrta Afrona. Ajo maksimalisht është duke e shijuar e vallëzimin nuk e ndal përkrahë saj gazetari Vloriani.




