De Boer kritikon lojtarët pas humbjes

De Boer kritikon lojtarët pas humbjes

Trajneri i Interit, Frank De Boer ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme të skuadrës së tij nga Hapoel Beer-Sheba, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Europa Ligë.

Zikaltërit u mposhtën në shtëpi me rezultat 0:2 na skuadra izraelite, ndërsa holandezi nuk kursen kritikat për futbollistët e tij.

“Ne duhet të analizojmë këtë lojë. Para së gjithash, unë ndihem shumë keq për tifozët të cilët erdhën në stadium, sepse ne nuk fituam”, deklaroi De Boer.

“Ne e humbëm topin shumë herë. Jam i zemëruar, sepse jam i bindur se do të mund të shënonim golin e parë dhe kishim mundësi ta bënim një gjë të tillë. Jam i bindur që ne mund të përmirësohemi”, shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: