Nuk janë shoqërueset e nuses por… (Foto)
Shumë femra kalojnë orë të tëra për të gjetur veshjen e duhur kur ka ndonjë festë apo janë të ftuara në dasma, por kurrë nuk ju shkon në mendje që mund të vishen njësoj.
Një grup prej gjashtë grash kanë mbetur të surprizuara kur shkuan te dasma e një shoqeje, dhe vunë re se ishin veshur të gjitha me të njëjtin model fustani.
Ato kanë qeshur me këtë fakt dhe kanë vendosur që të bëjnë fotografi, të cilat më pas i kanë publikuar online.






