Messi është futbollisti më i mirë në botë
Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti i është shtuar listës së futbollistëve që mendojnë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë.
Francezi madje e quan 29-vjeçarin edhe si fenomen.
“Messi është është futbollisti më i mirë në botë. Ai është një fenomen”, deklaroi Umtiti.
“Më pëlqen të luaj kundër tij në stërvitje, poashtu edhe ndaj Neymar dhe Suarez”. /Periskopi.com



