Ronaldo rinovon me Realin, do të fitojë pagë të ‘çmendur’

Ronaldo rinovon me Realin, do të fitojë pagë të ‘çmendur’

Ronaldo është afër rinovimit të kontratës me Realin ku do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, duke iu referuar “OK Diarios”, Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo janë në bisedime për rinovimin e kontratës.

Madje “OK Diario” raporton se katër herë fituesi i “Topit të Artë” dhe Reali janë në bisedime të avancuara dhe marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt.

Raportohet se me kontratën e re, Cristiano do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Ronaldo është pjesë e Reali që nga viti 2009. Në 397 ndeshje ai ka shënuar 409 gola, 12 gola më shumë se ndeshje.

 

Shpërndaje në: