Ermal Mamaqi ngacmon keq Bes Kallakun, por komenti i tij e turpëron dhe e lë pa fjalë
Komentet, shakatë dhe ngacmimet mes dy ish-kolegëve të “Portokalli” Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi janë të zakonshme mes tyre në rrjete sociale.
Këtë herë në një foto të publikuar nga Kallaku nga seti fotografik i dasmës Ermali ka shkruar: “Sa i miiiir. Vdektë Olti Curri për ty.”
Por Bes Kallaku nuk është përmbajtur dhe ja ka kthyer menjëherë duke shkruar: “keshtu vazhdo, je i paarritshem, akoma nuk e kam gjet zarfin tend nga dasma… hahahaha,”-ka përfunduar aktori.
Ndërkohë blogeri Olti Curri ende nuk ka reaguar pas përmendjes së tij nga Mamaqi.





