Del Piero: Mund të rikthehem te Juventus
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te klubi nga Torino.
Natyrisht, ai do te mund të rikthehej për të kontribuar në një rol tjetër te bardhezinjtë.
“Është një marrëdhënie në distancë pasi unë nuk jam në Torino dhe ne nuk kemi mundësi ta shohim njëri-tjetrin, por kjo nuk është aspak një problem për mua”, deklaroi italiani.
“Nuk ka keqardhje, pasi ne vetëm i ndamë rrugët disa vite më parë. Unë jam i lumtur me jetën time”.
“A mund të kthehem në të ardhmen te Juve? Unë nuk vë kufizime rreth të ardhmes”. /Periskopi.com



