Përleshja Neymar – Cavani: Braziliani nuk duron, kërkon shitjen e uruguajanit
Braziliani i PSG, Neymar Jr. ka kërkuar që Edinson Cavani të shitet nga klubi, pas mosmarrëveshjes së tyre për penalti.
Sipas raporteve të fundit, dyshja është dashur që të mbahen larg njëri tjetrit, pasi përplasja e tyre vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes, transmeton Periskopi.
Sipas gazetës Sport, Neymar ka dhënë instruksionet për shefat e PSG që ta largojnë urugajanin sa më shpejtë.
Futbollistët prishën marrëdhëniet mes tyre në ndeshjen e fundit kundër Lyon. /Periskopi







