Mijëra euro të hedhura në tualete

Mijëra euro të hedhura në tualete
Prokurorët zviceranë po përpiqen të zbulojnë arsyen përse me mijëra euro janë hedhur në disa tualete në Gjenevë.

Bankënotat 500 euroshe u gjetën të copëtuara në banjat e degës së bankës UBS dhe tre restorante aty pranë.

Zhbllokimi i tyre dhe tubave përreth mësohet të ketë kushtuar me mijëra franga. Kartëmonedhat euro të kësaj vlere pritet të tërhiqen nga tregu në 2018-ten nga frika se lehtësojnë aktivitetet e jashtëligjshme.

Banka Qendrore Europiane nuk do të presë me bankënota të këtij lloji pas një hetimi të ndërmarrë nga Komisioni Europian mbi përdorimin e tyre.

Shkatërrimi i kartëmonedhave nuk përbën shkelje në Zvicër, por prokurorët vendas duan të zbulojnë rrethanat e këtij veprimi dhe nëse është kryer ndonjë krim.

Shpërndaje në: