Aksidentohet reperi i njohur shqiptar, gjendja e tij… (Foto)
Një nga reperët më të njohur në Shqipëri ka pësuar aksident automobilistik.
Bëhet fjalë për reperin e njohur Stresi. Burime për Ekspress tregojnë se Stresi është aksidentuar pak para mesnatës në Tiranë.
Ai është aksidentuar me një motorr në zonën e njohur si ‘Komuna e Parisit’ rreth orës 23:30. Mësohet se ai ka marrë lëndime të lehta dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Pranë policisë nuk është regjistruar asnjë aksident që lidhet me emrin e këngëtarit.
Me siguri Stresi është larguar menjëherë pas ndodhisë nga vendngjarja.




