Këto gjëra nuk i keni ditur për të dashurën e deputetit Haxhi Shala (Foto)
Angelina Shala është bërë emri më i përfolur i dy ditëve të fundit, kjo për shkak të daljes në shesh lidhjes së saj të dashurisë me deputetin Haxhi Shala, shkruan “Kosovarja”.
Angelina që jeton në Berlin të Gjermanisë, merret me biznes, atje drejton një restaurant të saj dhe njëkohësisht përpiqet të ngrisë një karrierë në muzikë.
Angelina ka qenë e martuar edhe më parë dhe nga martesa e më hershme ka edhe dy vajza.
E pyetur nga “Kosovarja” se cila është gjëja më e rëndësishme për të, Angelina ishte përgjigjur se janë vajzat e saj.
Ndërkohë, ajo kishte thënë se muzikën e do shumë, por nuk varet nga ajo.






