Çka thotë Gresa Behluli për të fejuarin?

Çka thotë Gresa Behluli për të fejuarin?

Është prej vitesh në skenën muzikore shqiptare, bile videoklipet e para të saj paraqiten senzacion sa i përket mënyrës së realizimit, shkruan “Kosovarja”.

Gresa, e bija e këngëtares Shkurte Fejza, po këndon pranë saj në dasma e ahengje. Gresa në zhanrin që e identifikon, e Shkurta në të saj. Kështu, dasmat ku janë nënë e bijë rezultojnë të jenë mjaftë të veçanta në përmbajtje.

Shpesh është folur e përfolur edhe jeta private e këngëtares, por ajo vetë asnjëherë nuk ka preferuar të shpalosë shumë sa i përket zhvillimeve jashtë skenës.

Ja çka thotë këngëtarja në lidhje me këtë gjë për revistën “Kosovarja”.

“Unë jam artiste dhe e shoh gjithmonë të arsyeshme që publikut ti ofroj punën time si artiste, krijimtarinë time muzikore, jo pjesën private. Pastaj edhe është dëshirë edhe e të fejuarit që të mos jetë pjesë e shoubizit dhe unë patjetër e respektoj këtë”, thotë Gresa ./Kosovarja/

Shpërndaje në: