Kim Kardashian tregon si e parandjeu grabitjen në Paris

Kim Kardashian tregon si e parandjeu grabitjen në Paris

Grabitja e Kim Kardashian në Paris është një ndër ngjarjet që vështirë se do harrohet nga ylli i “Keeping up with Kardashians”. Pas ngjarjes tronditëse, Kim nuk u shfaq në publik për një kohë të gjatë.

Sot që gjërat kanë ndryshuar, dhe Kim e ka marrë veten, flet më shpesh për këtë gjë. Ajo ka treguar së fundmi, se e kishte pasur një parandjenjë, përpara se të nisej për në Paris.

Kim shpjegon se frikën e saj e kishte ndjerë edhe North, e cila i kishte dhuruar diçka speciale.

Në një kuti të vogël, e vogla West kishte futur disa bizhuteri lodër, për t’ia dhuruar të ëmës.

“Kjo do të të mbrojë nga çdo e keqe”,-i kishte thënë North, ndërsa Kim thekson se ky është thesari i saj i vetëm. Vlera e bizhuterive që grabitësit i morën Kim ka qenë vërtet e madhe.

Shpërndaje në: