Genta Ismajli pendohet për atë që ja bëri nënës
Këngëtarja Genta Ismajli thotë se edhe më tej e ka shpirtin eksploziv, se është ajo që ka qenë, me atë shpirt e energji, që ja njohim të gjithë, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja e mirënjohur kosovare, para më shumë se dhjetë vitesh paraqiti sensacion në skenën tonë muzikore, e mjaftë atraktive mbetet edhe sot e kësaj dite.
Dihet lidhja e afërt e Gentës me të ëmën, e cila i qëndron shumë pranë, siç bëjnë shumë nga nënat e këngëtareve tona. E, pavarësisht se Genta dhe mamaja e saj kanë një lidhje të fortë, nganjëherë gjërat edhe dalin nga kontrolli, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja e hitit “Shake it”, thotë se është penduar sa herë që i ka bërtit të ëmës. Se për çka i ka bërtitur, ende nuk dihet./Kosovarja/






