Ja si reagon Zanfina pas publikimit të këngës së Dafinës
Shumë yje të estradës njihen për raportet e mira që kanë me njëri-tjetrin.
Një raport të tillë kanë edhe dy këngëtaret ndër më seksi të estradës, transmeton Gazeta Express.
Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri dhe Zanfina Ismajli. Përveç që janë kolege dy këngëtaret janë mike shumë të mira.
Këtë keni mundur ta kuptoni përmes postimeve që ato nganjëherë bëjnë në rrjetet sociale.
Së fundmi Zanfina ka mbështetur Dafinën, pasi kjo e fundit ka publikuar projektin e saj më të ri.
Mbrëmë Dafina publikoi këngën e saj më të re “Told Ya”, të cilës së shpejti do t’ia realizoj edhe videoklipin.
Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga fansat e saj, ndërkohë që Zanfina ka mbështetur atë me një postim që ka bërë në llogarinë e saj në Instastory duke shpërndarë këngën e saj.




