Ja si u dukën çiftet presidenciale Thaçi – Trump (Foto)

Ja si u dukën çiftet presidenciale Thaçi – Trump (Foto)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bashkë me bashkëshorten e tij Lumnijen, mbrëmë u takuan për herë të parë me Presidentin e Amerikës, Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania, njofton Klan Kosova.

Për këtë takim, i pari i shtetit të Kosovës, zgjodhi një kostum të zi me një kollare të purpurt, ndërkaq bashkëshortja e tij, një fustan ngjyrë lejla të errët, të kombinuar me një palë këpucë të zeza.

Ndërsa, çifti Trump u kombinua me njëri-tjetrin, përveç se kollarja e presidentit të SHBA-ve kishte ngjyrë të kaltër.

 

Shpërndaje në: