Paul Pogba nuk ndalet as i lënduar, vallëzon në zhveshtoren e United (Video)
Ylli i Manchester United, Paul Pogba është filmuar duke vallëzuar në zhveshtoren e klubit, edhe pse do të mungojë për katër javë sepse u lëndua, transmeton Periskopi.
Francezi 24 vjeçar la ndeshjen kundër Baselit në pjesën e parë, shkaku se lëndoi muskujt hamstring.
Ende nuk është përcaktuar sakt koha sa do të mungojë mesfushori, por pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Liverpoolit, që United e zhvillon në muajin tetor. /Periskopi






