Cristiano Ronaldo dhe Georgina joshëse, fokus në rrugët e Madridit (Foto)

Cristiano Ronaldo dhe Georgina joshëse, fokus në rrugët e Madridit (Foto)

Cristiano Ronaldo po shijon në maksimum kohën e lirë që iu krijua për shkak të pezullimit të tij të gjatë nga Federata Spanjolle e Futbollit pas veprimit antisportiv në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

Ai nga fillimi i sezonit të ri e deri tani nuk mundur të luajë futboll, pasi është i pezulluar për 4 javët e para. Por kohën ai po e kalon me të dashurën shtatzënë.

Së fundmi Cristiano Ronaldo është parë me të dashurën e tij seksi, Georgina Rodriguezin, e cila dukej në formë mahnitëse edhe pse shtatzënë.

Ronaldo dhe bukuroshja janë parë në restorantin Amazonico të martën në mbrëmje në Madrid të Spanjës. Prania e tyre në rrugët pranë restorantit tërhoqi vëmendjen e qindra qytetarëve të pranishëm.

Cristiano Ronaldo pritet t’u kthehet shpejt fushave me skuadrën e Real Madridit në kampionatin spanjoll, pikërisht mbrëmjen e sotme në ndeshjen kundër Real Betis.

Shpërndaje në: