Bonucci u mendua të bashkohej me Cityn
Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka zbuluar se ishte joshur nga mundësia për t’u transferuar te Manchester City.
Italiani ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në Etihad Stadium gjatë kësaj vere, mirëpo në fund ai mbeti te skuadra bardhezi.
“Unë kam menduar rreth kësaj. Këmbëngulja e Guardiolas më detabilizonte nga pak mua”, deklaroi Bonucci.
“Unë nuk kam folur direkt me Pep, kishte vetëm një shkëmbim të mendimeve mes meje dhe agjentit tim. Ishte joshëse mundësia për të kaluar te City, por unë vendosa të dëgjojë zemrën time dhe të qëndrojë në një ekip të madh me objektiva të mëdha”, përfundoi italiani. /Periskopi.com



