Zbulohet metoda më interesante dhe më e frikshme për masazh (Video/Foto)
Mrekullia e çuditshme e shëndetit, ku personi që jep tretmanin vendos thikat e mprehta në fytyrët e pacientëve, po bëhet gjithnjë e më popullore, pasi njerëzit kërkojnë mënyra të reja për t’u ndjerë të relaksuar.
Thikat e mprehta shtyhen në një lëvizje ritmike në fytyrat e pacientëve, raportoi “Mirror”, transmeton Periskopi.
Hsiao Mei Fang, pronar i Artit të lashtë të Qendrës së Terapisë Edukative në Taipei, ka zbatuar këtë procedurë të çuditshme për më shumë se 13 vjet.
Por thotë se njerëzit po kërkojnë tani trajtimin, i cili fillon nga rreth 30 dollarë.
Fang tha: “Ky trajtim ka prejardhjen nga Kina dhe është i vjetër 2500 vjeç”.



“Në këtë jetë ekziston Yin dhe Yang, kështu që në vend që të përdorim një thikë ne përdorim dy thika ku këto përfaqësojnë Yin dhe Yang”, shtoi ajo.


“Masazhi ndryshon energjinë brenda personit dhe i bën ata më të relaksuar”, theksoi ajo.
Gjithashtu ajo shpjegoi se “Shumë njerëz mendojnë se është vetëm argëtim, por njerëzit nuk e kuptojnë se kjo do të ndryshojë jetën e tyre. Pasi ta kenë përjetuar, u thonë miqve të tyre dhe të gjithë vijnë tek ne”./Periskopi/



