Hendbollistët shqiptarë nga Zvicra i bashkohen Kosovës

Hendbollistët shqiptarë nga Zvicra i bashkohen Kosovës

Hendbollistët Rinor Avdulli dhe Adnan Idrizi, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, këto ditë kanë marrë vendim t’i bashkohen Kosovës për grupmoshën U19 duke ndjekur ndjenjat e tyre për vendin ku i kanë të lindur prindërit.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës. FHK gjithashtu ka dhënë një biografi të shkurtë për hendbollistët, përcjell albinfo.ch.

Rinor Avdulli ka lindur në Zvicër më 1998. Karrierën në hendboll e kishte filluar në moshën 11 vjeçare, dhe luan për grupmoshat U19 të klubit GC Amicitia Zurich. “Ai luan në pozitën e krahut të majtë dhe ka një gjatë si prej 190 cm dhe peshë 80 kg. Avdulli është i shkëlqyeshëm në krahë, por që mund të zhvillohet në të ardhmen edhe si lojtar qendre”, shkruan FHK.

Kurse edhe Adnan Idrizi ka lindur në Zvicër. Ai luan në pozitën e lojtarit qendror te skuadra e SG Pilatus me grupmoshën U19.

Sipas FHK ai ka një talent të rrallë, kurse rrjedh prej një familje hendbollistësh, pasi edhe babai i tij, Rasimi dikur luante me sukses të Gjilani. Ndërsa ka edhe një vëlla që luan për Zvicrën me U15. Adnani është i lindur në vitin 1999, i gjatë 184 dhe peshon 84 kg.

Shpërndaje në: