Prishtina forcon kreun, mposht Gjilanin
Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen kundër Gjilanit, të zhvilluar në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq.
Bardhekaltërit mposhtën gjilanasit me rezultat minimal 1:0 me golin e mbrojtësit Liridon Kukaj, gol ky i shënuar në minutën e dytë të takimit.
Vlen të ceket se prishtinasit kanë mundur të pësojnë gol në minutat e fundit të takimit, pasi goditja e Betim Haxhimusës së Gjilanit goditi transversalen.
Me këtë fitore Prishtina arrinë kuotën e 13 pikëve pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e dytë me nëntë pikë, po aq sa ka edhe Trepça 89.
Nesër zhvillohet ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit, ndërsa të dielën zhvillohen edhe katër ndeshje tjera, të gjitha me fillim nga ora 15:00, për të mbyllur kështu javën e pestë të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshjet e së dielës:
Ferizaj – Trepça 89
Trepça – Besa
Drita – Hajvalia
Llapi – Liria /Periskopi.com



