Inva Mula flet për marrëdhënien me Pirron, tregon se a janë shokë

Inva Mula flet për marrëdhënien me Pirron, tregon se a janë shokë

Pas 9 vitesh nga ndarja e saj e bujshme me këngëtarin Pirro Çako, me të cilin ka edhe një djalë, Inva Mula ka rrëfyer çfarë ka mbetur mes tyre.

Në një intervistë për “Studion e Hapur” në “Neës24”, Inva tha se me Piron ka një marrëdhënie shumë normale dhe se bashkë i bashkon djali.

Eni Vasili: Më kujtohesh gjatë intervistës në Paris kur kemi folur së bashku për stresin apo trishtimin për divorcin me zotin Pirro Çako, keni thënë se e ‘humba zërin’ nga ai moment i vështirë’.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja tani?

Inva Mula: Me zërin? (qesh)

Eni Vasili: Me zërin dhe zotin Çako (qesh)

Inva Mula: Zëri është diçka që është brenda nesh, jeton me ne. Ashtu siç jemi në gjendje shpirtërore, zëri e reflekton. Zëri i folur nuk të tradhton. Ti merr një njeri në telefon dhe i thua ‘alo’ e sheh se ka diçka që nuk shkon.

Një këngëtar profesionist vë në lëvizje teknikën për të treguar se ‘nuk jam shumë i mërzitur’. Por zëri tregon gjithçka.

Ndërsa me Pirron kam një marrëdhënie shumë normale, që ndoshta për dikë nuk është normale. Është gjithmonë prezent për arsye se është babai i djalit dhe unë kam ndarë me Pirron një pjesë të madhe të jetës.

Nuk mund të them se e kam shok, pasi s’jemi më shokë. Nëse rastësisht takohemi në rrugë, dhe jemi takuar, i japim dorën njëri-tjetrit dhe e pyesim se si jemi. Ngelet diçka që i përket të kaluarës time, me respektin më të madh, pasi është babai i djalit tim. /albeu.com/

Shpërndaje në: