Ndahen Haxhi Shala e Angelina Shala? (Foto)
Këngëtarja shqiptare në Gjermani, Angelina Shala e cila pak ditë më parë publikoi në Instagram fotografitë me deputetin e Nismës, Haxhi Shala, tash ka fshirë të gjitha fotografitë intime me të.
Aventurat në stilin “Don Zhuan” të Haxhi Shalës tronditën opinionin, pas publikimit të fotografive, duke e ditur se Shala është në një lidhje martesore dhe ka fëmijë tashmë të rritur.
Pas publikimit të fotografive, familja e Shalës u përfshi në një konflikt verbal me këngëtaren.
Ajo tha se ndjehej e kërcënuar nga familja Shala.
Nuk dihet arsyeja se përse janë fshirë fotografitë nga Instagrami i këngëtares. /Periskopi/





