Këta janë anëtarët e Kryesisë së Kuvendit që udhëtuan nëpër botë me vetura zyrtare
Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me automjete zyrtare kanë shpenzuar më shumë se 8 mijë litra derivate dhe kanë kaluar më tepër se 72 mijë kilometra, transmeton gazetablic.com
Sipas të gjeturave të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), anëtarët e KK me automjete zyrtare saktësisht shpenzuan 8,314.62 litra derivate në 72,756.00 kilometra të kaluara.
“Distanca e përshkruar nga anëtarët e kryesisë është e përafërt me distancën që kërkohet për të udhëtuar dy herë rreth tokës e që është 40,076 kilometra”, thuhet në një njoftim të KDI-së.
Shpenzimet për servisim dhe sigurim të këtyre automjeteve për këtë periudhë janë në vlerë prej 5,823.70 Euro.




