LIVE, PJESA E PARË: Chelsea – Liverpool 0-2. Të kuqtë po i turpërojnë të kaltërit në shtëpi
Sapo përfundoi pjesa e parë e derbit Chelsea – Liverpool. Të kuqtë e udhëhequr nga Klopp, i kanë shënuar dy gola me anë të Dejan Lovren dhe Jordan Henderson.
Por veç kësaj epërsie, ata janë shumë më të mirë se Chelsea. Po thurrin aksione shumë më të rrezikshme ndërkohë që sulmi i Chelseat duket inekzistent.
Megjithatë duhet pritur edhe pjesën e dytë. Siç po shkojnë punët, pritet një debakël. Prapseprapë, topi mbetet i rrumbullakët.



