Shyhrete Behluli flet për dasmën e djalit

Shyhrete Behluli flet për dasmën e djalit

Këngëtarja shumë e mirënjohur Shyhrete Behluli ishte pjesë e emisionit të sotëm 1 Kafe prej Shpisë në RTV21 Behluli gjatë intervistës tregoi se edhe pse ishte dasma e djalit ajo nuk është përzier në organizimin e saj dhe dëshirat e çiftit, të vetmen gjë që ajo e ka kërkuar është që të këndojë kur çifti të hyjnë në sallë, pasi sipas saj ajo u ka kënduar shumë nuseve, e përse të mos i këndojë edhe nuses së saj, shkruan rtv21.tv.

Ikona e muzikës popullore deklaroi se përveç asaj kënge më nuk ka kënduar pasi kanë caktuar këngëtarin, e më vonë kanë ardhur edhe kolegë tjerë muzicientë.

Sipas Shyhretes dasma ishte e zakonshme si të gjitha dasmat tjera, pa asgjë të veçantë, por që është përfolur shkaku i familjes dhe mysafirëve që ishin prezent.

Shpërndaje në: