Chelsea mposhtet nga Liverpool në shtëpi

Chelsea mposhtet nga Liverpool në shtëpi

Chelsea u mposht nga Liverpool me rezultat 2 me 1 midis Stamford Bridge. Pjesa e parë madje, ishte tërësisht e dominuar nga të kuqtë e Kloppit.

Pjesa e dytë i takoi skuadrës së Contes, por e cila megjitatë vuajti në krijimin e rasteve. Chelsea nuk është skuadër krijuese – ky është pohimi i pesë ndeshjeve të para nën urdhërat e italjanit Conte. Poashtu po vuan edhe në fazën mbrojtëse.

Golin e vetëm për të kaltërit e shënoi Diego Costa pas një veprimi të mirë individual nga Nemanja Matiç.

Loja ishte drithëruese. U imponua një ritëm tepër i shpejtë – aq sa lojtarët nuk mund të mbanin në posedim topin më shumë se tre sekonda. Kjo pasiqë Chelsea bënte presion tepër të madh për ta marrë topin ndërkaq Liverpooli bënte pasime tepër të shpejta dhe të sakta.

Pas kësaj ndeshjeje, këto dy skuadra kanë pikë të barabarta në tabelë: nga 10.

Shpërndaje në: