Libri i numrave të telefonit të Adolf Hitlerit shitet në ankand për këtë shumë marramendëse (Foto)
Lista e telefonit, që pretendohet se i përkiste Adolf Hitlerit dhe që përmban emrat, adresat dhe numrat e telefonave të disa figurave kryesore naziste, si Heinrich Himmler, Joseph Goebbels, Hermann Goering, ndër të tjera, është shitur në ankand në Britani të Madhe për 33,000 funta ose 44,500 dollarë.
Libri i lidhur me lëkurë, që përmban më shumë se 200 emra të shkruara me dorë, adresat dhe numrat e telefonave të zyrtarëve nazistëtë rangut të lartë si Heinrich Himmler, Joseph Goebbels, Rudolf Hess, Hermann Goering, Joachim Von Ribbentrop, Reinhard Heydrich, Albert Speer dhe Albert Bormann, është shitur në ankand nëpërmjet Henry Aldridge dhe Son of Devizes, Wiltshire, raportohet sipas “Daily Mail” dhe “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Përveç kësaj, dosja përmban numrat e arkitektit personal të Hitlerit Albert Speer dhe fotografit Heinrich Hoffmann, i cili kishte njohur kreun e Rajhut të Tretë me bashkëshorten e tij të ardhshme, Eva Braun.
Hitler diaries, Hitler phone directory . What next, the Hitler cook book ?? Who on earth would want to buy such macabre “momentos” ? https://t.co/Ip11VfFLGU
— Neil Denham (@neildenham_neil) September 23, 2017
Libri i adresave u gjet në kancelarinë e Rajhut të Hitlerit në fund të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 nga një hetues britanik i krimeve të luftës, kapiteni John Hodge, i cili ishte një oficer britanik i ‘Grenadier Guards’.
Hitler’s phone directory containing Nazi figures up for auction https://t.co/QVikESZ6e9 pic.twitter.com/2gW3gBwz2t
— Louis88books (@louis88books) September 22, 2017
Duke gjykuar nga fakti se dosja përmban detajet e pothuajse të çdo zyrtari të lartë përveç vetë Hitlerit, ankandistët bënë një supozim se ajo në fakt i përkiste Fyhrerit.
“Ti zgjedh një djalë të keq dhe ai është atje. I vetmi person që mban zhdukjen është Adolf Hitler”, tha për gazetën britanike, ankandisti Andreë Aldridge.
The phone book of the Nazi murderer Hitler was sold in the UK at $ 44,000 pic.twitter.com/ACtK7zel0o
— Arie Shapira (@arieshapira1) September 23, 2017
“Ne nuk e dimë me siguri se kujt i përkiste, por ishte e qartë se është pronë e një personi nazist, ndoshta Goebbels”, tha ai.
Vlerësimi fillestar i dosjes ishte 15,000 funta ose 20, 240 dollarë./Periskopi/



