Kosova zhvillon sonte ndeshjen e fundit për ‘Euro Basket 2017’
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë sonte mbrëma ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro Basket 2017’.
Skuadra e shtetit tonë do të përballet me Bullgarinë në palestrën Minatori në Mitrovicë.
Skuadra e drejtuar nga Arben Krasniqi do të kërkojnë fitoren e parë në këto kualifikime, pas pesë humbjesh rresht. /Periskopi.com



