Në shkollë e ofenduan duke e krahasuar me një kafshë, sot është këngëtare me famë botërore
Ndodh ndonjëherë në jetë që persona të ndryshëm kur jemi fëmijë të na demoralizojnë, dhe të mos na nxisin që të bëhemi dikushi.
Kështu ka ndodhur në fakt edhe me një ndër këngëtaret më të njohura në botë.
Të gjithë e duam sot dhe e adhurojmë. Por kush e kishte menduar se kur ishte e vogël Shakira, mësuesja e saj e kishte përjashtuar nga kori i shkollës, sepse sipas saj nuk këndonte mirë. Madje ajo i ka thënë Shakirës, se këndonte si një dhi.
Edhe pse me siguri Shakira është mërzitur nga këto fjalë, ajo nuk e ka ndalur rrugën drejt endrrës së saj. Në një intervistë për “Metro”, ajo është shprehur se asnjëherë nuk duhet të heqësh dorë nga ëndrrat, pavarësisht pengesave që ka jeta.
‘E rëndësishme është të mos heqësh dorë dhe të ndjekësh objektivat dhe ëndrrat e tua pavarsisht çdo gjëje’, – ka thënë Shakira.
Shakira është këngëtarja më e ndjekur në rrjetin social Facebook në botë dhe shumica e këngëve të saj tejkalojnë 1 miliard klikimet në ‘YouTube’.




