Cila ishte dhurata e çiftit presidencial për Besin dhe Xhensilën, Monika zbulon sekretin

Cila ishte dhurata e çiftit presidencial për Besin dhe Xhensilën, Monika zbulon sekretin

Zhurma e dasmës së Besit dhe Xhensilës duket se ende nuk ka marrë fund. Çifti, aktualisht po shijon udhëtimin e parë pas martesës nga njëri vend në tjetrin dhe derisa ata të kthehen nga muaji i mjaltit, këtu janë “hapur” dhuratat e dasmës.

Me siguri të shumtë kanë qenë miqtë që kanë menduar me kujdes për Besin dhe Xhensilën, po aq sa edhe të ftuarit në ceremoninë e dasmës së tyre. Mes qindra të ftuarve, të pranishëm ishin edhe çifti presidencial, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, të cilët kanë menduar për një dhuratë të veçantë për çiftin e ri.

Për të gjithë kureshtarët që kanë pyetur ç’dhuratë mund t’u kenë bërë Iliri dhe Monika nuses dhe dhëndrit, kryetarja e LSI-së e ka zbuluar këtë të shtunë.

E pyetur nga “Thumb” gjatë 20-vjetorit të Opinion, Monika Kryemadhi u përgjigj: “Nuk i kemi çuar dhuratë dhe kemi menduar që një ditë t’i çojmë diçka të re për shtëpinë, meqë kanë hyrë në shtëpi të re…”

Ide e bukur, meqë shtëpia e re ka gjithmonë nevojë për dhurata.

Shpërndaje në: