Trajneri i Lazios lavdëron Strakoshën, pritja e tij është sikur të shënojë një gol

Trajneri i Lazios lavdëron Strakoshën, pritja e tij është sikur të shënojë një gol

Trajneri i Lacios, Simone Inzagi, ka lavdëruar paraqitjen e portieri shqiptar Thomas Strakosha pas ndeshjes së sotme të fituar 0-3 në transfertë ndaj Veronës.

“Një nga elozhet sot i shkon Strakoshës, autor i një pritjeje të jashtëzakonshme në momentin kur Verona mund të rikthehej në ndeshje. Është si të kishte shënuar gol. I kërkoj vetëm që të mbetet i përulur dhe të vazhdojë të përmirësohet”, tha Inzagi.

Paraqitja e portierit të kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 6.5 nga sajti italian “Tuttomercatoweb”.

 

Shpërndaje në: