Ndodh edhe kjo në futboll, lëndohet trajneri i Valencias në mënyrë të çuditshme (Video)
Marcelino është lënduar mbrëmë gjatë festimit të golit të fitores ndaj Real Sociedadit.
Valencia ka rrëmbyer pikët e plota mbrëmë ndaj Real Sociedad, duke triumfuar 3:2.
Golin e tri pikëve e shënoi pak para fundit sulmuesi Simone Zaza.
Natyrisht se këtij goli iu gëzua tej mase edhe trajneri, Marcelino, por mbeti i lënduar.



