Mourinho mbron Pogban
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba po kritikohet për paraqitje jo shumë të mira.
Mirëpo, trajneri Jose Mourinho i ka dalë në mbrojtje transferit rekord, duke thënë se shpenzimi 110 milionë euro për rikthimin e francezit në Old Trafford nuk është edhe aq i madh, duke pasur parasysh faktin se ky klub arkëtoi hiç më pak se 600 milionë euro në sezonin e kaluar.
“Kur ju llogaritni parat e shpenzuara për përforcime, me të ardhurat e klubit, ju e kuptoni se shpenzimet e klubeve tjera, me nga 20, 30, 40 milionë funte janë më të mëdha sesa paratë e shpenzuara nga Manchester United për Paul Pogba”, deklaroi Mourinho. /Periskopi.com



