Ky person do zëvendësojë njeriun që Blero e do shumë
Këngëtari Blero ka treguar pasion të madh për futbollin, sa themi shpesh se pse nuk ka ndjekur hapat e futbollit, dhe ekipi që ai e do shumë është padyshim Barcelona, shkruan Kosovarja.
Nuk ka ndeshje që Blero nuk përcjell ku ka të bëjë me ekipin e tij të preferuar. Nga dashuria që ka për ekipin katalunas ai shpesh i ka ‘detyruar’ edhe familjen për të ndjek ndeshjen. Si Afrona ashtu edhe Tara kanë bërë tifo për këtë skuadër në shoqëri të këngëtarit të veshur në fanellat e ekipit. Blero shpesh me shaka dhe me ironizim është shtyre me shoqëri kur është bë fjalë ndeshja e Barcelonës me një ekip përkatës e që në shumicën e rasteve ekipi i tij ka rrëmbyer fitore, kupa.
Është lojtari Messi që për Barcelonën ka shënuar gola tej pritshmërie, ndaj tij Blero ka një simpati dhe dashuri të pa përshkruar. Në fotografin e fundit këngëtari është me futbollistin shqiptar Milot Rashica dhe ky është mbishkrimi që ai ka lënë përkrahë fotos :’Bruda bravo shume kranr…ti do ta zavendsosh Messin ne Barca’. /Kosovarja/



