Xhaka pritet të startojë ndaj Hull Cityt, Giroud mungon

Xhaka pritet të startojë ndaj Hull Cityt, Giroud mungon

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka pritet të startojë në ndeshjen e sotme që skuadra e tij e zhvillon ndaj Hull City në ora 16:00.

23-vjeçari me prejardhje nga Kosova ishte lënë në bankën rezervë në sfidën e mesjavës në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain dhe në ndeshjen e javës së kaluar kundër Southampton në Premier Ligë.

Por, në ndeshjen e sotme pritet që trajneri Arsene Wenger të pushojë njërin nga mesfushorët, Francis Coquelin ose Santi Cazorla, për t’i dhënë hapësirë në formacionin bazë Xhakës.

Në anën tjetër, sulmuesi i ‘topçinjve’ Olivier Giroud pritet të mungojë në këtë sfidë, për shkak të një dëmtimi të vogël që ka pësuar në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain. /Periskopi.com

Shpërndaje në: