Pacolli nuk e pranon se mund të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Pacolli nuk e pranon se mund të kandidojë për kryetar të Prishtinës

 

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli nuk e ka pranuar se ai mund të jetë kandidat i mundshëm për kryetar të Prishtinës.

Pacolli për Gazetën Express ka thënë se ky raportim po bëhet për ta dëmtuar AKR-në si parti politike në skenën kosovare.

Koha Ditore, bazuar në dy burime të saj, raportoi se Pacolli do t’i bashkojë forcat me PDK-në e Veselit për të marrë drejtimin e Komunës së Prishtinës.

“Kjo është një gënjeshtër që vjen prej thashethemeve. Është gënjeshtër për të dëmtuar AKR’në. Pas manifestimit që pata”, ka thënë Pacolli. /Periskopi/

Shpërndaje në: