Fjolla Morinës joshëse me gjoksin e saj “shpërthyes” (Foto)

Fjolla Morinës joshëse me gjoksin e saj “shpërthyes” (Foto)

Është bërë e famshme jo nga kënga por nga ekspozimi i tepërt i trupit të saj.

Fjala është për Fjolla Morinë, e cila njihet si njëra ndër femrat më provokative në skenën shqiptare.

Ajo ka kohë që vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, e tashmë ka nisur të bëhet pjesë edhe e kompanive të modës në vend. Së fundmi ajo ka pozuar për një kompani mode nga Kosova, ku me të vërtetë duket shumë joshëse e me stil, shkruan GazetaBlic.

Ajo madje në përshkrimin që i kishte bërë fotografisë së publikuar në rrjetin social “Instagram” kishte shkruar se “Ishte kënaqësi të punoja me ju …”, duke iu drejtuar kështu kompanisë për të cilën ka pozuar, shkruan Gazeta Blic.

Kujtojmë që kënga e fundit e Morinës është publikuar 6 muaj më parë dhe deri më tani ka marrë mbi 320 mijë shikime. Ajo titullohet “Vet Ke Met” dhe ka ardhur vetëm 6 muaj pas këngës “Trileqe” që ishte bashkëpunim mes kësaj të fundit me këngëtarin Elinel.

Nuk është se këndimi i ka shkuar fort përdore, por në fushën e modelimit duket t’ia ketë anën!

Shpërndaje në: