Kjo është arsyeja e kacafytjes mes Neymar’it dhe Cavani’t, gjithçka kishte filluar në dhomat e zhveshjeve

Kjo është arsyeja e kacafytjes mes Neymar’it dhe Cavani’t, gjithçka kishte filluar në dhomat e zhveshjeve

Një batutë ka shkatërruar ëndrrat e PSG-së për të fituar Ligën e Kampioneve falë blerjes së Nejmar dhe Mbape. Një frazë e thënë në dhomat e zhveshjeve të skuadrës parisiene në ditën kur braziliani iu bashkua klubit, ka bërë që në klub të fillojnë një luftë e ftohtë e cila po përkeqësohet me kalimin e kohës dhe që po përçan ekipin në mënyrë të rrezikshme.

Sipas gazetës spanjolle “El Pais”, gjithçka ka ndodhur pak minuta pasi Nejmar kishte shkelur për herë të parë në dhomat e zhveshjeve të klubit duke u takuar me shokët e rinj të skuadrës. “Kush të duket vetja, Mesi?”, ka qenë batuta e Edinson Kavanit, e cila ka ngrirë buzëqeshjen e Nejmar, ndonëse nuk kuptohej nëse uruguaiani e kishte thënë këtë në shenjë sfide apo thjesht për shaka.

kavani nejmar

Që nga ai moment, dy sulmuesit kanë komunikuar pak ose aspak me njëri-tjetrin, për të arritur deri në pikën ku u zunë në fushën e lojës për gjuajtjen e penalltive dhe goditjeve të dënimit.

kavani nejmar

Por nuk ishte vetëm kjo. Sipas të njëjti burim, edhe pjesa tjetër e lojtarëve është e pakënaqur me sjelljen e Nejmar dhe me faktin se afrimi i tij ka shkatërruar ekipin. Për shkak të tij, 8 lojtarë janë nxjerrë në shitje brenda 48 orëve dhe 2 janë larguar që në verë, me pjesën tjetër që do të transferohen në janar.

Nejmar

Kjo ishte rrjedhojë e një kërcënimi që UEFA i ka bërë PSG-së sa i përket shkeljes së rregullores së Fair Play Financiar pasi shpenzoi 222 milionë euro për brazilianin, duke e paralajmëruar me përjashtimin nga Liga e Kampioneve, turneun që sheikët e Katarit ëndërrojnë aq shumë. Presidenti Al Khelaifi, telefonoi menjëherë menaxherët e lojtarëve dhe brenda dy ditëve, ata filluan të kërkonin një sistemim tjetër për Di Maria, Pastore, Matuidi, Mura, Draksler, Ben Arfa, Orie dhe Tiago Silva.

Sigurisht që kjo situatë ka tensionuar dhomat e zhveshjeve të klubit, ku me përjashtim të Dani Alvesh, askush nuk duket se mbështet futbollistin brazilian, i cili kërkon që tani që të njihet si lideri i padiskutueshëm i ekipit. Me pak fjalë, si Mesi…

 

Shpërndaje në: