Messi organizon lojën, Ronaldo shënon gola
Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka folur sërish për dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Ai beson se portugezi është më shumë një golashënues, ndërsa për argjentinasin thotë se është futbollist që organizon lojën.
“Në 10 ose 15 vjetët e fundit, mendoj se Messi është lojtari me qëndrueshmëri të lartë përgjatë gjithë atyre viteve”, deklaroi Pele.
“Cristiano Ronaldo është ndryshe sepse ai shënon gola, ndërsa Messi është më i organizuar”. /Periskopi.com



