27 vite nga ndeshja që e ndau ish Jugosllavinë (Video)

27 vite nga ndeshja që e ndau ish Jugosllavinë (Video)

Sot 17 vjet më parë u luajt ndeshja e fundit e kampionatit jugosllav. Hajduk Split-Partizan Beograd ishte përballja që u nis, por nuk përfundoi kurrë. 

27  shtatori i vitit 1990 paraqiste vazhdimin e dhunës në stadiumet që filluan në maj të atij viti, kur në Maksimirin e njohur shpërtheu dhuna në derbin Dinamo Zagreb- Crvena Zvezda e Beogradit.

Dallimi ishte se në “Poljud” nuk pati tifoz mysafirë, në këtë rast të Partizanit.
Kjo ndeshje llogaritet si pikënisje e luftës në Jugosllavi gjë që pasoi me shpërbërjen e saj më pas.

Ardian Kozniku ishte në fushë për Hajdukun kur Partizani po fitonte 2-0. Kur loja po shkonte drejt fundit, në fushë u futën tifozët vendas për të sulmuar futbollistët mysafirë.

Në fushë u kall flamuri i ish Jugosllavisë ndërsa u vendos flamuri i Kroacisë. Ndeshja më pas u regjistrua me rezultat 3-0.

Shpërndaje në: