Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Të shtëna me armë janë shënuar këtë mbrëmje në Tiranë në rrugën “Bardhyl”.

Policia ka gjetur në vendngjarje 5 gëzhoja si dhe ka shoqëruar shtatë persona për të dhënë sqarime në komisariat. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi zyrtar

Më datë 26.09.2017, rreth orës 22:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në rrugën “Bardhyl”, ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe deri tani nuk ka persona të lënduar.

Janë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme.

Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Shpërndaje në: