Van Gaal qau si fëmijë kur e shkarkoi Barcelona

Van Gaal qau si fëmijë kur e shkarkoi Barcelona

Ish-trajneri i Barcelonës, Louis Van Gaal kishte qarë si fëmijë kur ishte shkarkuar nga detyra e trajnerit te klubi katalunas në vitin 2003.

Këtë e thotë sh-mbrojtësi i Barcelonës, Philippe Christanval i cili rrëfen sesi Van Gaal e kishte përjetuar shumë keq shkarkimin nga klubi katalunas.

“Ai hyri në dhomën e zhveshjes pasi që kishte dëgjuar lajmin, filloi të na fliste dhe përnjëherë shpërtheu në lot sikurse një fëmijë”, ka deklaruar Christanval.

“Van Gaal është një njeri i ftohtë, por largimi nga Barcelona e kishte lënduar shumë dhe të gjithë u prekëm kur e pamë në atë gjendje”.

Shpërndaje në: